Një grabitje ka ndodhur sot pasdite në Burrel të Shqipëri. Raportohet se shtetasi me iniciale D.B., ka tërhequr në bankë një shumë prej 15 mijë eurosh, por kur ka dalë nga banka disa persona të maskuar e kanë grabitur, në rrugën që të çon për në fshatin Derjan.
Maskat i kishin bërë pritë dhe e goditën sapo doli nga banka me shumën e parave. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve, deri tani të pa identifikuar./Gazeta Sinjali/