Dy ish-agjentë Shërbimit Sekret të Francës, DGSE, janë dënuar ditën e djeshme pasi janë shpallur fajtorë se kishin spiunuar për Kinën.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Pierre-Marie H. dhe Henri M. të cilët u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për “dërgimin e informacionit një fuqie të huaj” dhe për “dëmtimin e interesave themelorë të kombit”.
Seanca gjyqësore u zhvillua me të burgosurit pas dyerve të mbyllura ku janë dënuar përkatësisht 8 dhe 12 vjet burg.
Ndërkohë një person i tretë, i identifikuar si Laurence H. ,që ishte bashkëshortja e njërit prej ish-agjentëve, Pierre-Marie H, mori një dënim katërvjeçar, i akuzuar për “fshehje të pasurisë së marrë nga inteligjenca me një fuqi të huaj që ka të ngjarë të dëmtojë interesat themelore të kombit”./ Gazeta Sinjali/