Nxënësit në shkollat e Kosovës kanë bërë mbi një milion mungesa gjatë një viti.
Këto të dhëna janë gjetur nga një hulumtim i Institutit Pedagogjik të Kosovës.
“Vetëm brenda një viti në 75% të shkollave të cilat kemi mbledh, nxënësit i kanë bërë 1.6 milion mungesa”, kanë thënë zyrtarë nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.
E deri sa mungesat rriten, numri i nxënësve në shkollat kosovare po bie nga viti në vit.
“Në kalesën e parë kanë qenë 26.844 mijë nxënës ndërsa në klasën e dytë kemi 25 mijë nxënës”.
Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i filloristëve kanë probleme me shkrim e lexim./Gazeta Sinjali/