Si shkak i problemit me ventilim e ngrohje nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati” në Gjilan ka disa javë që po përballen me ftohtin, derisa në dhjetor kanë mbajtur mësim online dy javë, raporton Gazeta Sinjali.
Derisa pas sanimit të ngrohjes, në tri klasë të kësaj shkolle janë shfaqur probleme teknike me ventilimin dhe që klasët janë të ftohta.
Drejtor i shkollës Roland Masurica, tha për Gazetën Sinjali se problemi me ngrohje është sanuar para Vitit të Ri.
“Mirëpo në tre klasë mësimore kemi probleme teknike me ventillimin edhe po mbanë pak ftohtë. Për këtë e kemi njoftuar edhe kompaninë mirëmbajtëse e cila ka premtuar se shumë shpejt dot t’i rregulloj”, tha Masurica.
Drejtori tregoi se mësimi do të mbahet me rregull dhe problemi me ngrohje ka qenë diku para tre jave dhe janë furnizuar me pelet.
“Ndërsa këto tri klasë kanë problem nga java e kaluar. Ende nuk është rregulluar, sepse kompani që mirëmban sistmein e ngrohjes ende nuk ka dërguar teknikët për rregullimin e tyre”, tha Masurica.