image Nxënësit e 'Keka Med' në Klinë rrihen me shufra metalike mes vete, shkolla mohon të ketë pasur përleshje në objekt

Siguri

Nxënësit e ‘Keka Med’ në Klinë rrihen me shufra metalike mes vete, shkolla mohon të ketë pasur përleshje në objekt

news image

Në shkollën e Mesme private të Mjekësisë KEKA – MED, në komunën e Klinës, dy nxënës të mitur janë rrahur në mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve nga Prokuroria, njëri nga nxënësit e ka godit tjetrin me shufër metalike në kokë, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore për çka edhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndryshe, Sinjali ka komunikuar edhe me shkollën, ku këta të fundit e kanë mohuar se rasti ka ndodhur brenda objektit shkollor, por sipas tyre ka ndodhur afër një qendre tregtare.

Ka përfundu procesi mësimor, ata kanë shku në qytet pasi u kry krejt procesi mësimor, tani kur janë zbrit nxënësit prej autobusit atje në qytet, aty kish pas ndodh incidenti. Nuk ka pas të bëj me shkollën, ngjarja është zhvillu jashtë shkollës. Ngjarja ka ndodh te qendra e gjelbër që është qendër tregtare” janë shprehur ata.

Tutje, kanë njoftuar se viktima është mirë dhe iu është rikthyer procesit mësimor.

Ka qenë policia i kemi marrë numrat e prindërve, e pastaj i kemi njoftu edhe ne. I dyshuari është në mbajtje. Kurse, viktima është në gjendje të rregullt, i është rikthyer procesit mësimor”, thanë ata.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh.

/GazetaSinjali/