image Nusja nga Podujeva lajmëron në Polici vjehrrin dhe kunatin për dhunë fizike ndaj saj

Siguri

Nusja nga Podujeva lajmëron në Polici vjehrrin dhe kunatin për dhunë fizike ndaj saj

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditën e djeshme janë arrestuar dy persona në Podujevë, pasi dyshohet të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nuses së tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës të dyshuarit janë babë e bir.

Viktima ka treguar se vjehrri dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Tutje në raportin e Policisë thuhet se viktima bashkë me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore.

Kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/