Një burrë bashkë me gruan është arrestuar dje në Gjilan, pasi kanë kërcënuar babain për një pronë.
Policia thotë se pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar-bashkëshort një mashkull dhe një femër , të cilët për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës kanë kanosur dhe fyer viktimën të atin e të dyshuarit mashkull. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, tha policia./Gazeta Sinjali/