Reperi i njohur nga Prishtina, Nushi ka njoftuar se shumë shpejt do ta publikojë projektin e radhës, nga i cili ndau disa sekuenca.
Nushi ka publikuar një video para pak minutave në llogarinë e tij në Instagram, ku bën të ditur se kënga do të mbajë titullin ‘TT’.
Në postimin e ndarë, ai la mbishkrimin “TT, shumë shpejt ka mu djeg situata”.
Kujtojmë se, projekti i fundit nga Nushi është ‘A e din’. /Gazeta Sinjali/