Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka folur për protestën që do ta organizojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Nushi në RTV Dukagjini ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse protestat për shtrenjtimin e rrymës do ta rrëzonin Qeverinë.
“Shtrenjtimin e energjisë nuk janë duke e bërë qytetarët e Kosovës por Qeveria Kurti me mekanizmat e vet qeveritar si ZRRE apo tjera organe”, tha ai.
Nushi ka thënë se deri më tani nuk kanë parë ndonjë hatër mbetje nga subjektet tjera opozitare pse kjo parti ka caktuar datën e protestës.
“Llogo e as flamuj të partisë nuk do të ketë, por do të ketë fjalime për të treguar se si Kurti ka mashtruar qytetarët e vet. Ne mendojnë se pezmin qytetarë duhet ta organizojmë sa më mirë”, deklaroi Nushi. /GazetaSinjali/