image Nuredin Ibishi flet pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale

Kosovë

Intervistimi/ Nuredin Ibishi flet pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale

news image

Ish-deputeti i LDK-së dhe shefi i shtabit të Zonës Operative të Llapit gjatë luftës, Nuredin Ibishi, është deklaruar lidhur me ftesën që e ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ibishi, përmes Facebook-ut thotë se do të intervistohet në mesin e muajit të ardhshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë. Ju njoftoj se kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky intervistim do të bëhet në mesin e muajit nëntor 2019. Si në shumë procese të deritashme, unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të deshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe do mbetet e tillë”, ka shkruar ai.

Ibishi beson se nga ky proces hetimi, ai dhe bashlkëluftëtarët e tij do të dalin të pastës.

“Ashtu siç e zhvilluam luften për liri dhe triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe ndihmës së Aleancës Ndërkombëtare të prira nga SHBA edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë”, është shprehur Ibishi.

Në një intervistë të dhënë para një viti, Ibishi thoshte se të gjithë ushtarët në Zonën e Llapit i kanë respektuar Konventat Ndërkombëtare për luftë. /Gazeta Sinjali/