image "Numri i votueseve në KQZ më i lartë se numri i banorëve"

ASK/ “Numri i votueseve në KQZ më i lartë se numri i banorëve”

news image

Në listën e votuesve në KQZ-së, numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë, kjo çështje po e habitë edhe kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin.

Krasniqi në një intervistë për KP, thotë se në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencial që janë diku përafërsisht prej 1 milionë e 800 mijë votues, del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës.

Edhe pse ka marrë përsysh numrin e diasporës, sipas tij, ka një shifër më të madhe të listës së votuesve në krahasim me popullsinë rezidente në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor 2018.

Ndërsa, në bazë të të dhënëve të KQZ -së për zgjedhjet e fundit të vitit 2017, numri i votuesve të regjistruar ishte 1 milionë e 888 mijë e 59 me një pjesëmarrje në zgjedhje 779 mijë e 729 votues ose 41.3%.

Alarmante për kryeshefin e ASK-së, Isa Krasniqi është rënia e numrit të popullsisë në Kosovë.

Krasniqi thotë se numri i banorëve po bie në vazhdimësi në bazë rënies së lindshmërisë, vdekshmërisë dhe emigrimit të popullsisë. Ai thotë se për këtë trendë të rënies, kanë alarmuar të gjitha institucionet e Kosovës, sepse nëse vazhdohet kjo rënie, në dekadat e ardhshme Kosova mund t’i ketë edhe më pak se 1 milion banorë. Në pjesën tjetër të intervistës, Krasniqi flet edhe për tema të tjera siç janë, tregtia e jashtme, raportet tregtare, për GDP-në, për shkallën e papunësisë dhe çmimet e produkteve.