image Numri i veteranëve të luftës në Kosovë ka ndryshuar, ja sa veteranë u hoqën nga lista

Kosovë

Agjencia e Statistikave/ Numri i veteranëve të luftës në Kosovë ka ndryshuar, ja sa veteranë u hoqën nga lista

news image

Numri i veteranëve të luftës në Kosovë ka shënuar rënie gjatë vitit 2019.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit të kaluar, mbetën vetëm 38 mijë e 101 në dhjetor.

Qyteti me më së shumti veteranë është Deçani. Atje janë të regjistruar 4082 veteranë të luftës.

Kurse në Mamushë është vetëm një veteran i luftës.

Ndërkaq, jashtë Kosovës janë të regjistruar 275 veteranë të luftës.