Numri i të shëruarve e kalon numrin e të infektuarve me koronavirus brenda ditës
Sinjali.com
25 Qershor 2020 22:09
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka publikuar 69 rastet e reja me koronavirus, teksa 75 persona janë shëruar sot.
Deri më tani, numri i të shëruarve në Kosovë ka shkruar në 1 mijë e 246 raste.
“Sot më 25 qershor 2020, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144”, njofton IKSHPK./ Gazeta Sinjali/