Instituti Kombëtar i Shëndetit Publikt të Kosovës ka publikuar tabelën me të dhënat për rastet e reja, të shëruara dhe numrin e vdekjeve nga koronavirusi gjatë kësaj jave, për secilin komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtyre të dhënave nga data 26 prill deri më datën 2 maj në vendin tonë janë shënuar 105 raste të reja, derisa janë shëruar 195 persona të prekur nga koronavirusi dhe pesë të tjerë kanë vdekur.
Bazuar në këto të dhëna, Komuna me më së shumti raste të reja gjatë kësaj jave ka qenë Komuna e Prizrenit me 25 sosh, pasuar nga Peja me 24 raste të reja me koronavirus.
Kurse, sa i përket numrit të të shëruarve për këtë javë prinë Komuna e Ferizajt me gjithsej 46 të shëruar gjatë kësaj jave dhe asnjë rast të ri.
Sipas IKSHPK-së nga 26 prilli deri më 2 prill, koronavirusi shkaktoi vdekjen e 5 personave në vend, të cilët vijnë nga këto komuna: Gjilani, Peja, Mitrovica e veriut, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 851 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve janë shëruar 381 persona, ndërsa 25 të tjera kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/