Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se janë diagnostifikuar 5871 raste të reja me koronavirus, ndërsa 146 persona kanë vdekur në Rusi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 806 mijë e 720, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 13 mijë e 192.
Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 597 mijë e 774, kurse gjatë 24 orëve të fundit 8366 janë shëruar.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 26,6 milionë teste, përfshirë 309 mijë në 24 orët e fundit. /Gazeta Sinjali/