image Numri i rasteve aktive në Kosovë

Shëndetësi

Numri i rasteve aktive në Kosovë

news image

Në Kosovë dje janë konfirmuar edhe 56 raste të reja me koronavirus, ku në total që nga paraqitja e dy rasteve të para të të infektuarve me këtë virus, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 814.

IKSHPK ka njoftuar se janë 13 mijë e 856 persona, të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Derisa, janë edhe 630 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së. / Gazeta Sinjali/