image Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1.294, ndërsa numri i personave që ky virus i ka marrë jetën është 632.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se që nga fillimi i pandemisë e deri tani numri i personave që janë infektuar është 15.855.

Kurse, numri i atyre që e kanë fituar betejën dhe janë shëruar është 13.929.

Të hënën u shëruan 73 persona, kurse 41 të tjerë u infektuan me këtë virus.

Rastet e reja janë nga këto komuna: Komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.