image Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka shënuar rënie

Shëndetësi

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka shënuar rënie

news image

Sot nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka mbajtur mbledhjen e radhës me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.  

Ismajli ka thënë se ka rënie të rasteve aktive me COVID-19 dhe të të hospitalizuarve.

Ai ka konfirmuar se janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në komunën e Gjilanit.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Gjilan, janë infektuar gjithsej 1 mijë e 15 persona, 906 janë shëruar plotësisht dhe 44 persona kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/