image Numri i ministrisë për raportimin e shkeljeve në vendin e punës është jofunksional

Kosovë

Skandal/ Numri i ministrisë për raportimin e shkeljeve në vendin e punës është jofunksional

news image

Numri 0800 77 5 77 i publikuar nga Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, për raportimin e shkeljeve në vendin e punës, po del të jetë jofunksional.

Gazeta Sinjali ka provuar disa herë të kontaktojë me këtë numër, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Madje, Gazeta Sinjali ka siguruar një kërkesë të Inspektoratit të Punës për vazhdimin e afatit të këtij numri.

“Inspektorati i Punës, agjension në organikën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike – MEPTINIS, ju drejtohet me këtë kërkesë për vazhdimin e afatit të numrit të serisë numerike – 200, 0800 77 5 77. Qëllimi i kësaj linje do të jetë inspektimi i Inspektoratit të Punës që punonjësit të shprehin ankesa lidhur me punëdhënësin”, thuhet në kërkesën e Inspektoratit të Punës./Gazeta Sinjali/