Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të premten se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 153 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej tyre, 84 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjashtë pacientë janë të vendosur në respiratorë, dhjetë në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 83 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 42 raste të reja me koronavirus, 54 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë. /Gazeta Sinjali/