image Numërohen mbi 47 mijë vota të diasporës, më shumë se 36 mijë janë për Vetëvendosjen

Numërohen mbi 47 mijë vota të diasporës, më shumë se 36 mijë janë për Vetëvendosjen

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.

Deri në orën 16:00, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Gazetës Sinjali, se janë numëruar 47 mijë e 336 vota nga gjithsej 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.

Nga votat e numëruara deri më tani, po prin Lëvizja Vetëvendosje me 36 mijë e 696 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 341 vota.

Diaspora e ka renditur Lidhjen Demokratike të Kosovës të tretën me 3 mijë e 743 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 45 vota dhe Nisma Socialdemokrate me vetëm me 411 vota./Gazeta Sinjali/