image Numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj jave

Numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj jave

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë kësaj jave të përfundojë numërimin e të gjitha votave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gnë një konferencë për media tha se shpallja e votave pritet të bëhet pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.

KQZ-ja ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime. Ato janë duke u verifikuar. Pasi të përfundojnë këto procedura, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave”.

“Duke ditur që në bazë të ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale duhet të mbahet katër javë pas raundit të parë, KQZ-ja është e përqendruar në përfundimin e të gjitha procedurave lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunave, në mënyrë që të arrijmë në afat ligjor.

Deri te shpallja vijmë pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR, pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Kështu pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja mund të shpallë fillimisht e pastaj të certifikoj zgjedhjet”.

/GazetaSinjali/