image Numër rekord i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë edhe 16 persona

Shëndetësi

Numër rekord i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë edhe 16 persona

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 16 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 212 numrin e viktimave nga ky virus nga 196 sa ishin dje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, transmeton Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/