image Numër i madh i noterëve në Kosovë - reagime ndaj ministrit Tahiri

Kosovë

Numër i madh i noterëve në Kosovë – reagime ndaj ministrit Tahiri

news image

Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale Gjermane e Noterisë kanë reaguar lidhur me procesin e përzgjedhjes së noterëve nga Ministria e Drejtësisë.

Për këto dy organizata është shqetësuese ideja e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri që Kosovë t’i shtohen rreth 130 noterë të rinj.

Sipas tyre rritja e shpejtë e numrit të noterëve dhe kriteret jo strikte mund ta dëmtojnë fushën e noterisë e në mënyrë të tërthortë edhe qytetarët dhe vendin, shkruan Koha Ditore.

Kujtojmë se një muaj me parë Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale Gjermane e Noterisë i kanë drejtuar një letër të përbashkët ministrit në detyrë, Abelard Tahiri nga i cili kanë kërkuar që të mos emërojë noterë aq sa kishte planifikuar Ministria e Drejtësisë./Gazeta Sinjali/