image Numër i lartë i të shëruarve nga koronavirusi brenda një dite

Shëndetësi

Numër i lartë i të shëruarve nga koronavirusi brenda një dite

news image

Janë shëruar edhe 38 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus në Kosovë, duke çuar numrin në gjithsej 1.018 raste të të shëruarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

“ Sot më 20 qershor 2020, janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste. ”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, sot janë konfirmuar 75 raste të reja me koronavirus./Gazeta Sinjali/