Janë shkaktuar tensione brenda xhamisë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kajavës.
Besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës, Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë.
Sikurse duket në pamje nga TopChannel, përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vërshuar drejt myftiut.
“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”, ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.