image Ish-deputetja e VV-së e krahason Kurtin me diktatorin Enver Hoxha

Politikë

Ish-deputetja e VV-së e krahason Kurtin me diktatorin Enver Hoxha

news image

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e ka krahasuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, me ish-diktatorin e Shqipërisë, Enver Hoxha.

E krejt këtë krahasim, siç pretendon ajo e mbështet në refuzimet që Kurti ua ka bërë kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.

“Edhe Shqipëria e ka pas një lider që populli bënte be në kokën e tij e ai nuk i “nënshtrohej” askë lloj ndikimi nga jashtë apo fuqie botërore, por e mbani mend qysh pat “lulëzu” Shqiperia në kohën e tij“, ka shkruar Pantina në Facebook.

Pantina është njëra nga deputetët e larguara prej Lëvizjes Vetëvendosje, pas përçarjes që kishte ndodhur në këtë subjekt më 2017-të.

/GazetaSinjali/