image Nuk respektuan masat e qeverisë, 117 persona arrestohen nga Policia e Kosovës

Kosovë

Siguri/ Nuk respektuan masat e qeverisë, 117 persona arrestohen nga Policia e Kosovës

news image

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 117 persona, në tërë Kosovën.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Prishtinës, gjithsej 58 persona.

Prizreni është komuna me 32 të arrestuar, pastaj Gjakova me 12. Në Pejë, policia arrestoi 6 persona dhe 5 të tjerë në Ferizaj. Ndërsa në Gjilan dhe në Mitrovicë të Veriut u arrestuan nga dy persona.

Më poshtë tabela me statistikat e arrestimeve për mospërfilljen e masave parandaluese kundër koronavirusit gjatë ditës së djeshme. /Gazeta Sinjali/