image Nuk respektuan masat anti-COVID, 740 qytetarë u gjobitën javën e kaluar nga policia në Ferizaj

Siguri

Nuk respektuan masat anti-COVID, 740 qytetarë u gjobitën javën e kaluar nga policia në Ferizaj

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në javën e kaluar ka shqiptuar 740 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, policia së bashku me inspektorët komunalë i kanë shqiptuar këto gjoba pas kontrollimit nëpër qendrat tregtare, kafeteri dhe lokacione tjera më të frekuentuara nga qytetarët.

“Masat janë respektuar nga shumica e qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 740 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 223 vërejtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/