Kufizimi i orarit të lëvizjes si masë e vendosur nga qeveria në shumë raste nuk po respektohet nga ana e qytetarëve. E për këtë policia shpesh herë krahas gjobave të shqiptuara, po arreston edhe personat që po i shkelin këto masa, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku policia ka arrestuar një person për mosrespektim të orarit të lëvizjes.
Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Gazetës Sinjali, nga vendi i ngjarjes ku shihet se policia arreston një person pasi i njëjti sipas këtij sinjalizuesi nuk ka respektuar masat antiCOVID.
Gazeta Sinjali më poshtë ju sjellë pamje nga arrestimi. /GazetaSinjali/