Një autobus i linjës Prishtinë-Gjilan sonte është mbushur me udhëtarë, madje më shumë se që ka kapacitet, anipse me vendim të Qeverisë kjo është e ndaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi, ku në autobus shihet një numër i madh i qytetarëve duke qëndruar në këmbë, pasi të gjitha ulëset kanë qenë të zëna.
Anipse numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po rritet çdo ditë, ende po vazhdon mosrespektimi i masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Në vendimin e Qeverisë thuhet se të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar./Gazeta Sinjali/