image Nuk ndalet, Rashica shënon një tjetër supergol me Galatasarayn - VIDEO

Futboll

Nuk ndalet, Rashica shënon një tjetër supergol me Galatasarayn – VIDEO

news image

Milot Rashica po vazhdon formën e tij të lartë në kampionatin turk me skuadrën e Galtasaray, aty ku është i huazuar deri në fund të sezonit.

Sulmuesi kosovar ka realizuar një gol tejet të bukur në sfidën që skuadra e tij po e zhvillon ndaj Kayserispor.

Rashica shënoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 23-të, pas një depërtimi fantastik nga krahu i djathtë.

Skuadra e Galatasarayt po udhëheq aktualisht 4-0 pas pjesës së parë, me tre golat e tjerë që janë shënuar nga sulmuesi, Mauro Icardi.

Më poshtë mund të ndiqni golin e bukur nga Rashica.

/GazetaSinjaliSport/