Demokrati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas fitores së votave elektorale në Michigan, nuk po ndalet së postuari në rrjetet sociale të tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Biden së fundmi ka postuar në Twitter duke thënë se presidenca, në vetvete, nuk është një institucion partiak.
“Presidenca, në vetvete, nuk është një institucion partiak. Thjeshtë e vetmja zyrë në vend që përfaqëson të gjithë dhe kërkon një detyrë kujdesi për të gjithë amerikanët, dhe kjo është pikërisht ajo që unë do të bëj”, ka shkruar ai.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi demokrati Biden u shpreh se vullneti i qytetarëve e përcakton se kush do të jetë presidenti i SHBA-së dhe kjo sipas tij nuk mund të merret.
“Fuqia nuk mund të merret ose pohohet, ajo buron nga njerëzit, dhe është vullneti i tyre që përcakton se kush do të jetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara.”
Biden ka bërë thirrje për unitet, derisa procesi i numërimit të votave është duke vazhduar.
“Është koha për unitet, të çlirohemi dhe të bëhemi bashkë si komb”.
Po ashtu, Biden tha se ajo që bashkon amerikanët është me e fortë se gjithçka tjetër.
“Në s’jemi armiq. Ajo që na bashkon si amerikanë është me e fortë se gjithçka tjetër që mund të në ndajë”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/