image Nuk ndalen provokimet në ajër, SHBA denoncon sjelljen e pilotëve rus

Botë

Mesdhe/ Nuk ndalen provokimet në ajër, SHBA denoncon sjelljen e pilotëve rus

news image

Janë bërë gjithmonë e më të shpeshta provokimet midis forcave ruse dhe ato amerikane, në çdo cep të botës.

Kësaj radhe është zona e Mesdheut, ku sipas komandës së forcave ajrore amerikane një aeroplan me funksione patrulluese u shënjestrua të dielën nga një avion luftarak rus i tipit SU-35, një nga më të avancuarit e Moskës.

Sipas amerikanëve, fluturimi  i pilotit rus ishte “tërësisht jo profesional dhe provokativ”, dhe diçka e tillë ndodh për herë të dytë në katër ditët e fundit.

Avion luftarak rus i tipit SU-35, një nga më të avancuarit e Moskës

“Veprimi rus ishte tërësisht kundra rregullave të fluturimeve ndërkombëtare, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e mjetit tonë”, deklaroi komanda amerikane.

Nuk ka munguar reagimi rus, me anë të një deklaratë të ftohtë ku pohohej se një SU-35 ishte ngritur nga baza siriane nën kontroll rus, Hmeimim, dhe se ndodhej në hapësirë ndërkombëtare me qëllim identifikimin e një mjeti që po i afrohej bazës. /Gazeta Sinjali/