image Nuk ndalen hajnat, vjedhin para dhe stoli ari në vlerë të mbi 8 mijë eurove në një shtëpi në Rahovec

Kosovë

Nuk ndalen hajnat, vjedhin para dhe stoli ari në vlerë të mbi 8 mijë eurove në një shtëpi në Rahovec

news image

Cak i hajnave dje ka qenë një shtëpi në fshatin “Çifllak” të komunës së Rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima rastin e ka paraqitur në polici ku ka deklaruar se i janë vjedhur 3 mijë e 700 euro para të gatshme si dhe stoli ari me vlerë prej 5 mijë eurove.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë dhënë detaje për rastin.

Nga policia thonë se viktima ka deklaruar se ishte duke qëndruar në një aneks të shtëpisë dhe në momentin që ka shkuar në shtëpi ka vërejtur që dhomat ishin të demoluara.

Dyshimet janë se hajnat kanë depërtuar nëpërmjet derës kryesore të shtëpisë e cila sipas pronarit, nuk ka qenë e mbyllur me çelës, thuhet në përgjigjen e policisë.

Nga policia kanë bërë me dije për Gazetën Sinjali se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk është identifikuar akoma asnjë i dyshuar, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/