image Nuk ndalen grabitjet, këtë herë e pëson ylli portugez

Futboll

Nuk ndalen grabitjet, këtë herë e pëson ylli portugez

news image

Mesfushorit të Real Betis, William Carvalho, i kanë grabitur 20 mijë euro para në dorë, një orë Richard Miller me vlerë 200 mijë euro, një palë këpucë me vlerë 5 mijë euro dhe një çantë Louis Vuitton me vlerë 20 mijë euro nga vila luksoze ku po qëndronte lojtari portugez.

Grupet kriminale të cilët veprojnë të pangacmuar në Mykonos, duke synuar banesat e njerëzve të famshëm, ku ata e dinë se do të gjejnë para dhe sende me vlerë të madhe.

Viktima e tyre e fundit ishte futbollisti portugez i Real Betis, William Carvalho.

Hajdutët kanë hyrë në vilën luksoze me pesë apartamente në zonën e Elias, të cilën 30-vjeçari e ka marrë me qera së bashku me një mikun e tij për të kaluar pushimet me familjarët e tyre.

Të gjithë ishin larguar nga vila rreth orës 11 të mbrëmjes për të festuar dhe kur janë kthyer në orët e para të mëngjesit, kanë parë shtëpinë e tyre të kthyer përmbysë.

Siç dëshmoi Carvalho para oficerëve të Nëndrejtorit të Policisë Mykonos, autorët kishin thyer derën e ballkonit me një kaçavidë dhe kishin rrëmbyer 20,000 euro, një orë Richard Miller me vlerë 199,000 euro, një palë këpucë me vlerë 5,000 euro dhe një çantë Louis Vuitton me vlerë 20000 euro.

/GazetaSinjaliSport/