image Nuk miratohet mocioni i PDK-së për vazhdimin e debatit për energjinë elektrike

Politikë

Nuk miratohet mocioni i PDK-së për vazhdimin e debatit për energjinë elektrike

news image

Me 31 vota për, 57 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk e ka miratuar mocionin e Partisë Demokratike të Kosovës, për vazhdimin e debatit për energjinë elektrike.

Kërkesën para deputetëve e shpalosi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se ky debat është i nevojshëm.

Propozon një plotësim ndryshim për rendin e kësaj seance, debat parlamentar për përgjegjësi rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike, një çështje e tillë është vërtetë e nevojshme. Vendi ynë po shkon drejtë një shtrenjtimi marramendës të rrymës, mendoj se nuk ka çështje më të rëndësishme se kjo. Po shohim prezantim të shumë të pavërteta. I bëjmë thirrje edhe kryeministrit që të kthehet në seancë, sepse nuk besoj se për qytetarët e Kosovës, ka diçka më të rëndësishme sesa ngritja e çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh Tahiri.

Ky mocion u mbështet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe nga Vetëvendosja.

Ndryshe, të pranishëm ishin 95 deputetë, dhe për të kaluar mocioni nevojitet vota pro e 64 deputetëve.

/GazetaSinjali/