image Nuk kursehen as shkollat/ Dëmtohet një shkollë fillore në Viti

Siguri

Nuk kursehen as shkollat/ Dëmtohet një shkollë fillore në Viti

news image

Shkolla fillore në fshatin Binqë të Vitisë është dëmtuar nga disa persona, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali nga burime brenda policisë në Gjilan merr vesh se një person i nacionalitetit serb është ankuar se janë thyer xhamat e tri dritareve dhe është dëmtuar dera e hyrjes duke shkaktuar kështu dëme në vlerë të rreth 300 eurove.

Këto burime gjithashtu kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia dhe se ky rast është duke u hetuar.

/Gazeta Sinjali/