image “Nuk kishte pastruar shtëpinë”, shqiptari i dehur tenton t’i thyejë krahun gruas

Diasporë

“Nuk kishte pastruar shtëpinë”, shqiptari i dehur tenton t’i thyejë krahun gruas

news image

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi për dhunë ndaj gruas së tij. Në gjendje të dehur ai e ka goditur me grusht dhe ka tentuar t’i thyejë krahun.

Një fqinj ka dëgjuar viktimën duke bërë thirrje për ndihmë dhe ka lajmëruar Policinë. Burri dhunues është arrestuar pak më vonë.

Viktima ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili vazhdimisht dehej, sipas mediave greke.

40-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Rrethit të Volosit, u procedua për tentativë për plagosje të rrezikshme trupore dhe lëndim trupor në familje dhe u referua për gjykim në Autoforo. Mirëpo ai i mohon akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni pasi gruaja e tij nuk pastron shtëpinë.

/GazetaSinjali/