image “Nuk keni parë gjë akoma”, parashikimi i zymtë i Bill Gates për COVID-19

Botë

“Nuk keni parë gjë akoma”, parashikimi i zymtë i Bill Gates për COVID-19

news image

Miliarderi Bill Gates ka paralajmëruar se “ka më shumë se 5% mundësi” që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e COVID-19.

Nuk dua të dukem pesimist, por ka mundësi që të dalë një variant më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës. Ka më shumë se 5% mundësi që të ndodhë kjo, kështu që ka 5% mundësi që bota të mos ketë parë gjë akoma”, tha Gates për “Financial Times”.

COVID-19 ka vrarë më shumë se 6,2 milionë njerëz në të gjithë botën, që nga marsi i vitit 2020, shkruan a2cnn.

Paralajmërimi i Bill Gates vjen pasi kreu i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se njerëzit duhet të kenë ende kujdes nga virusi, duke theksuar se ulja e testimeve në shumë vende mund të çojë në një “rilindje” të tij. 

/GazetaSinjali/