image “Nuk keni pa gjë akoma”, Nagavci-Hotit: Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi

Politikë

“Nuk keni pa gjë akoma”, Nagavci-Hotit: Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë Hoti, pas skandaleve në Thesarin e Shtetit dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, e cila sipas saj po vazhdon edhe me tenderët e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, ka nënshkruar një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë, kontrata e të cilit ka qenë subjekt i hetimeve të Task-Forcës Anti-korrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti.

“Vetëm disa nga titujt e ditëve të fundit, pasi zoti Hoti na e tregoi frazën e njohur ‘Nuk keni parë gjë akoma’. Avullohen më shumë se dy milionë euro nga Thesari i shtetit. Vidhet arka më shumë se 300 kg nga AVUK-u. Tenderi i Veliut më shumë se trefishi i çmimit të rregullt. Por nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe. Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi”, ka shkruar Nagavci.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një konference për media javën e kaluar ka folur për veprimet e qeverisë së tij gjatë këtyre katër muajve të funksionimit. Hoti gjatë kësaj konference u zotua disa herë se do ta kthejë ligjshmërinë, duke thënë “nuk keni pa gjë akoma”. /Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë: