image Nuk kanë të ndalur zjarret në Greqi, nuk ka shenja ngadalësimi

Rajon

Nuk kanë të ndalur zjarret në Greqi, nuk ka shenja ngadalësimi

news image

Nxehtësia e madhe në muajt e fundit ka filluar të ndikojë në gadishullin Ballkanik.

Në Greqi nuk kanë të ndalur zjarret, ku edhe nuk po shihen shenjat e ngadalësimit, gjë që po duket brengosëse.

Mbi 600 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me një zjarr masiv që po shkatërron ishullin grek Evia, që ka djegur ndërtesa dhe pyje me pisha dhe ka detyruar evakuimin e mijëra vetëve.

Zjarri që ka përfshirë ishullin e dytë më të madh të vendit vazhdon të digjet jashtë kontrollit, për shtatë ditë rresht, duke sjellë si rezultat vdekjen e një zjarrfikësi vullnetar dhe një zyrtari nga Athina.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme dërguan zjarrfikës dhe avionë dhe helikopterë zjarrfikës në Greqi. Gjatë fundjavës, Marina amerikane ofroi një avion zbulimi nga një bazë ajrore në Sicili, sipas “Navy Times”.

Bashkimi Evropian dërgoi gati 1, 000 zjarrfikës dhe nëntë aeroplanë dhe po dërgon burime në vendet e tjera të prekura nga zjarret, përfshirë Turqinë dhe Italinë.

“Po ndërmarrim një nga operacionet më të mëdha të zjarrfikësve të përbashkët ndonjëherë në Evropë pasi zjarret po prekin disa vende njëkohësisht,” tha komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, në një deklaratë të dielën.

Si rezultat i një vale rekord të nxehti, zjarret kanë goditur gjithashtu Turqinë, Italinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Libanin. Në Greqi, temperaturat arritën në 45 C dhe kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis e quajti valën më të rëndë të të nxehtit prej tre dekadash. /Gazeta Sinjali/