Analisti televiziv, Rron Gjinovci, ka bërë një status në të cilin ka cilësuar këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision si “primitive e provinciale”.
Shqipëria i mori 76 pikë dhe u rendit e 22-a në natën finale. Megjithëse, duhet thënë që la mbrapa vetes vende – folur me gjuhën e Gjinovcit – ndoshta më pak “primitive” e “provinciale” si Mbretëria e Bashkuar e Gjermania.
Madje, vetë arritja në finale ku Shqipëria nuk kishte vend të garantuar u vlerësua si sukses para disa ditëve.
“Primitivizmi dhe provincializmi nuk kalojnë në Evropë!”
Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj përmes këngës së titulluar “Duje”. Kjo këngë besohet që i kushtohet dashurisë, një ndarjeje të mundshme të një çifti, që kjo familje nuk dëshiron që të ndodhë!