image Nuk ka radhë për t’i varrosur viktimat e koronavirusit, arkivolet lihen për orë të tëra në mes të rrugës në Bolivi

Botë

Nuk ka radhë për t’i varrosur viktimat e koronavirusit, arkivolet lihen për orë të tëra në mes të rrugës në Bolivi

news image

Numri i shtuar i vdekjeve nga koronavirusi po shkakton probleme në qytetin e Cochabamba, një nga më të mëdhenjtë në Bolivi.

Prej ditësh, familjet e viktimave të COVID-19 janë përballur me pritje të gjata për t’i përcjellur të afërmit e tyre për në varr. Shumë të tjerëve u është dashur të përballen me praninë e një arkivoli të mbyllur diku në shtëpinë e tyre për periudha të gjata.

Të afërmit e një 62-vjeçari që ndërroi jetë javën e kaluar në shenjë proteste e vendosën arkivolin e tij në mes të një rruge për disa orë.

Varrmihësit kanë kërkuar që të hapet një varrezë speciale për të vdekurit nga COVID-19 për ta lehtësuar presionin. /Gazeta Sinjali