image Nuk ka marrëveshje as pas takimit të sotëm – Isa Mustafa këmbëngul në ofertën e LDK-së

Kosovë

Koalicion/ Nuk ka marrëveshje as pas takimit të sotëm – Isa Mustafa këmbëngul në ofertën e LDK-së

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar për media pas takimit me Lëvizjen Vetëvendosjen, raporton Gazeta Sinjali.

Mustafa ka thënë se LDK insiston në ofertën e tyre të fundit, për shkak se sipas tij është oferta më e balancuar.

“Ne biseduam me VV-në për mundësinë e një koalicioni, informuar edhe ambasadorët e Quint-it, ata kishin për qëllim vetëm informimin dhe jo edhe ndërmjetësimin. Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar është një zgjidhje që i kontribuon koalicionit dhe balancon përgjegjësit”.

“U shprehëm se jemi të hapur që nëse VV i pranon kushte dhe ne jemi të gatshëm të bashkëqeverisim në çdo moment që VV i pranon ato”, ka deklaruar Mustafa./Gazeta Sinjali/.