Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një fotografi me presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e cila ishte shkrepur në shkurt të vitit 1991 në shtëpinë e Berishës.
Krahas kësaj foto, Berisha ka shkruar se kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama, me urdhër të Beogradit zyrtar, sipas tij, nuk po lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.
“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtepine time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë”, ka shkruar ai.