Emisioni i dashurisë Për’puthen +40, tani ka filluar të transmetohet çdo ditë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lindita është njëra nga konkurrentet e cila përflitet më së shumti tejsa ajo këtë herë zgjodhi në takim Oltin, me të cilin dukej se nisën pëlqimet.
Por si duket pëlqimi mes tyre nuk zgjati shumë, pasi Olti në takim i tregoi Linditës se ai nuk është divorcuar ende me dokumente nga gruaja.
“Nuk jam divorcuar me letra akoma. Jemi në proces e sipër. Në Itali proceset e ndarjes nuk janë shumë të gjata”, tha ai.
Lindita, e cila ka dalë në disa takime me Oltin, u acarua duke u shprehur se nuk është goma rezervë e askujt.
“Asnjë nuk është gomë rezervë. Vajzë e dashur, unë këtë plagë, o me ty o me një tjetër do mundohem ta mbyll”, u përgjigj Olti.
“Unë tërhiqem nga Olti. Besoj se çdo vajzë do tërhiqej në këtë pozicion. Ai vazhdon thekson se ka ndjenja për bashkëshorten dhe nëse ajo do t’i thotë “Po, kthehu”, ai ikën. Mua më le ai”, deklaroi Lindita.