image Nuk ia ftuan asnjë lojtar në Kombëtare, reagon presidenti i Dritës: Inatet personale të njerëzve në FFK janë të ulëta

Futboll

Nuk ia ftuan asnjë lojtar në Kombëtare, reagon presidenti i Dritës: Inatet personale të njerëzve në FFK janë të ulëta

news image

Kryetari i Dritës, Valon Murseli, ka reaguar pas listës së publikuar nga Kombëtarja e Kosovës, për tri ndeshjet e këtij muaji, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Në listë janë pjesë pesë futbollistë nga Superliga, por asnjëri prej tyre nuk vije nga Drita.

Murseli vlerëson se për shkak të inateve personale, futbollistët e Dritës nuk po ftohen.

Postimi i plotë nga Murseli:

“Kombëtarja e Kosovës jo rastësisht e ka prek fundin!

Për lojtarët e FC DRITA përsëri nuk ka ftesë nga Kosova, jo pse nuk ka kualitete por që inatet personale te njerezve në FFK janë të ulta ku shkojnë përtej imagjinatës.

Kështu ndodhë edhe me futbollistë që po e refuzojnë Kosovën. Nëse nuk i shkojnë për qefi drejtorit të kombtares, nuk merr ftesë, nuk ka lidhje pse dëmtohet Kosova.

Drejtori i kombtares as nga kto rrethana nuk e ka pa të arsyshme të ftoj futbollist të Dritës! A e dini pse?!Sepse Drita nuk i nënshtrohet kurr zhvatsit të pozites së drejtorit të kombetares.

Kjo ndodhe sepse sigurisht që i pëlqen kjo sjellje edhe kreu i FFK-se ne raport me Driten.

Institucioni i FFK-se nuk duhet te lejoj kso marrezirash nga nje drejtor zhvates sepse nuk po e demton Driten, por po e demton futbollin Kosovar”. 

/GazetaSinjaliSport/