Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Itali, pasi një klient ka qëlluar mbi punonjësin e një fast foodi pasi nuk po i vinte në kohë porosia.
Ngjarja ka ndodhur në Peskara, ku 29-vjeçari qëllon me pistoletë 4 herë mbi një të ri domenikan, pasi ky i fundit nuk i kishte sjellë në kohë porosinë klientit të uritur.
Siç shihet edhe në video, klienti ka debatuar fillimisht ashpër me kuzhinierin dhe më pas ka qëlluar 4 herë në drejtim të tij duke e plagosur rëndë.
Policia kishte arrestuar më pas të dyshuarin teksa largohej. Oficerët kishin gjetur dhe pistoletën automatike që besohet se është përdorur në incident.