image Nuk i respektuan shenjat e semaforit, 32 vozitësve u konfiskohen patentë shoferët

Siguri

Nuk i respektuan shenjat e semaforit, 32 vozitësve u konfiskohen patentë shoferët

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës ka konfiskuar 32 patentë shoferë në tre muaj e fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, arsyeja është mosrespektimi i shenjave të semaforit.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve. Në kuadër të këtij plani, gjatë kësaj jave, janë shqiptuar 32 gjoba dhe janë konfiskuar po aq patent-shofer për tre muaj.Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/